"Vatra": As Bujanoci e as Prishtina nuk janë angazhuar seriozisht për Malësinë (Video)
Lokale

"Vatra": As Bujanoci e as Prishtina nuk janë angazhuar seriozisht për Malësinë (Video)

18.Apr.2015 15:21
0

Drejtuesit e Lëvizjes “ Vatra “ me seli në Gjilan kanë potencuar nevojën e investimeve serioze si parakusht për rikthimin e banorëve të Malësisë së Bujanocit të shpërngulur që nga viti 1999.

Kryetari i “ Vatrës “, Sejdullah Kadriu dhe anëtari i kryesisë, Hajrush Ramadani, duke folur në emisionin e rregullt javor të TV Spektri i cili transmetohet çdo të premte, përmirësimin e infrastrukturës rrugore e kanë cilësuar si një element thelbësor drejt investimeve tjera që do duhej të pasonin, me theks  të veçantë atyre në bujqësi dhe blegtori.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe ndaj  pushtetit lokal të Bujanocit duke vlerësuar se drejtuesit e tij nuk janë angazhuar sa duhet për krijimin e kushteve për rikthimin e banorëve.

Poashtu,  ata nuk kanë lënë anash edhe autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë duke pohuar se nuk kanë pasur qasje joserioze ndaj kësaj problematike.

Kadriu dhe Ramadani kanë theksuar se është i domosdoshëm unifikimi i faktorit politik në Luginë për të ndërhyrë tek padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve me pasivizimin nga evidenca civile, por edhe për zgjidhjen e shumë çështjeve tjera jetike./Titulli.com/

Emisionin e plotë me drejtuesit e Lëvizjes “Vatra” mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

VIDEO

Ndërron jetë Sara nga Bujanoci
"Mediat profesionale në gjuhët e pakicave janë të nevojshme" (Audio)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration